Njohje me Fondacionin e Kur'anit

Falënderimi është vetëm për Allahun e Madhëruar, i Cili është Zoti Një dhe i Vetëm. Paqja dhe Mëshira e Tij qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan, e pasojnë dhe do ta pasojnë deri në Ditën e Kiametit! Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ky (Kur’ani) i udhëzon në atë që është më e drejtë.”
Kur’ani Kerim është libri udhërrëfyes, të cilin Allahu e zbriti për mbarë njerëzinë. Është më se e ditur se çdo shoqëri, pa dallim race e kombi ka nevojë për një kushtetutë të përbashkët, të pastër e të përhershme.
Kur’ani është Libri udhërrëfyes, të cilin Allahu e zbriti për mbarë njerëzinë. Është e ditur se çdo shoqëri, pa dallim race e kombi ka nevojë për një kushtetutë të përbashkët, të pastër e të përhershme.
E kjo kushtetutë është Libri i Allahut të Plotfuqishëm, Kur’ani fisnik, i cili përmban gjithçka, për të cilat ka nevojë mbarë njerëzia, në çdo kohë e në çdo vend. Sigurisht, këto ligje dhe rregulla kanë nevojë për njohje dhe njohja arrihet nëpërmjet studimeve të Kur’anit fisnik. Për këtë, me ndihmën e Allahut dhe falë përpjekjeve të institucioneve përkatëse dhe besimtarëve të devotshëm, u bë i mundur themelimi i Fondacionit të Kur’anit në vendin tonë në vitin 2000.

Njohja me veprimtaritë e Fondacionit


Departamenti i arsimit kur’anor

Departamenti i studimeve dhe i kërkimeve kur’anore

Departamenti i propagandës së Kur’anit


Departamenti i arsimit është i ndarë në dy degë:

a - Arsimi i përgjithshëm,
i cili përfshin klasat për mësimin e Kur’anit. Nga koha e themelimit e deri tani, ka pasur një pjesëmarrje të gjerë nga mosha dhe grupmosha të ndryshme në mësimin e Kur’anit. Klasat e mësimit janë vendosur nëpër qytete e fshatra. Kjo fazë bazohet në këto lëndë:
- Albumi i Mësimit të Kur’anit Kerim. Në këtë libër ka gjithsej 19 tema mësimi.
- Përpikëria e leximit (metodë e re në paraqitjen e rregullave të texhuidit)
- Njohuri të përgjithshme kur’anore
- Mësimi përmendsh i Kur’anit

b - Arsimi profesional.
Kjo degë përfshin:
- Kurs kualifikimi të mësuesve. Pjesëmarrësit janë pajisur me dëshmi të lëshuara nga Fondacioni i Kur’anit në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
- Kurs gazetarie në bashkëpunim me Radio Kontakt-in.
- Kurs për kërkime kur’anore në bashkëpunim me K.M.Sh.-në.
- Kurse kompjuteri për mësuesit dhe nxënësit më të mirë të klasave etj.

Departamenti i kërkimeve dhe i studimeve kur’anore

- Bibliotekë, e cila përmban literaturë për studimin e fesë islame në përgjithësi dhe Kur’anit në veçanti.
- Literatura është në gjuhë të ndryshme, si arabisht, persisht, anglisht, frëngjisht, turqisht, italisht, shqip. Numri i librave në këtë bibliotekë është më shumë se 2000 copë. Në këtë bibliotekë gjenden edhe CD të ndryshme islame dhe kur’anore në gjuhë të ndryshme.
- Literaturë në gjuhën shqipe. Ndër to përmendim: Albumi i Mësimit të Kur’anit, Metoda e hifzit të Kur’anit, Përpikëria e Leximit të Kur’anit (metoda e re e rregullave të texhuidit), Burime rrezatuese (komentimi i sures Huxhurat), Komentimi i Sures “Llukman”, “Njeriu në Kur’an”, “Çelësat e kuptimit të Kur’anit”, “1000 tema, 1000 ajete”, “Muhammedi, i Dërguari i Allahut”, “Kur’ani i Shenjtë dhe shkencat e natyrës”, “Njohje me suret e Kur’anit” dhe libra të tjerë me tematikë kur’anore të cilat do t’i gjeni në këtë faqe interneti.
- Ringjallja e trashëgimisë kur’anore në Shqipëri. Janë botuar librat: “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit” e patriotit, komentuesit, teologut shqiptar, Hafiz Ibrahim Dalliut, “A ka dyshim në qënien e Zotit?” e patriotit, filozofit, teologut, Hafiz Ismet Dibra dhe “303 fjalët e imam Aliut” e patriotit, komentuesit, teologut, Hafiz Ali Korça.

Departamenti i predikimit të Kur’anit

Ky departament përqëndrohet në:
- Botimin e revistës “KËSHILLA”. Fillimisht kjo revistë ka qenë gazetë (1-28 numra gazetë). Nga numri 28 e në vazhdim botohet revistë së bashku me revistën “Selam”.
- Botimi i revistës “DRITA E KUR’ANIT” (kur’anore – shkencore).
- Botimi i artikujve në gazetat e shtypit të përditshëm, në raste të veçanta, siç janë: festat e Bajramit, ditëlindja e profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ditëlindja e profetit Isa (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) etj.
- Përgatitje kasetash dhe CD me lexim a këndim të Kur’anit në gjuhën arabe dhe përkthimi i tyre në gjuhën shqipe.
- Përgatitje kasetash dhe CD me ilahi dhe lutje në gjuhën arabe dhe përkthimi i tyre në gjuhën shqipe.
- Organizimi i konkurseve kombëtare kur’anore të moshave të ndryshme e në degë të ndryshme, si hifzi, leximi a këndimi dhe komentimi i Kur’anit, ezani, mësimi përmendsh i haditheve, kaligrafi, punime artistike etj.
- Organizimi i seminareve, simpoziumeve e sesioneve të ndryshme shkencore.
- Prezantimi (transmetimi) i emisioneve në radio: “Flladi i mëshirës”, çdo ditë gjatë muajit të begatë të Ramazanit dy orë para iftarit. “Nektari i Xhumasë”, çdo të premte, nga ora 9:00 -10:30 minuta në Radion Nacional 93.6 MHz.
- Ndërtimi i Xhamisë “Mustafa”, në Trebisht.
- Kontributi në rikonstruksione dhe shtrime xhamish.
- Program televiziv me rastin e ditëlindjes së profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)
- Hapje panairesh kur’anore në Shqipëri.
- Pjesëmarrje në Panairin e librit në Tiranë dhe në Teheran.
- Shtrime iftaresh nëpër qytete të ndryshme.
- Ceremoni të ndryshme kur’anore.
- Ekskursione për nxënësit e klasave.
- Pjesëmarrje në konkurse ndërkombëtare të Kur’anit në Teheran.
- Mbështetjen financiare të Medresesë “Mustafa Varoshi” (dega e djemve) në Durrës. (periudha kohore dy vjeçare)
- Shpërndarje Kur’ani në gjuhën arabe dhe në gjuhën shqipe.
- Blerja e librave me tematikë fetare - kur’anore dhe dhurimi i tyre.
- Mbështetje dhe përkrahje e programeve kur’anore në disa qytete të Shqipërisë.

Lusim Allahun e Madhëruar që veprimtaritë kur’anore dhe përhapja e Kur’anit famëlartë të jenë gjithnjë në rritje.

© 2012 Fondacioni i Kur'anit | All rights reserved